Strukturë Organizative & Qartësi Rolesh
Organogram, përshkrime pune dhe linja raportimi — që dihet kush bën çka dhe kush i përgjigjet kujt.
Lloji i shërbimeve
Çdo problem në kompani fillon te njerëzit, te proceset ose te teknologjia. Zgjidh fushën më poshtë dhe shiko konkretisht çka bëjmë. Kliko ku të dhemb.
Hajde flasimKush punon te ti, çfarë bën, sa paguhet dhe si zhvillohet.
Organogram, përshkrime pune dhe linja raportimi — që dihet kush bën çka dhe kush i përgjigjet kujt.
Nivele pozitash dhe sistem vlerësimi i thjeshtë, që menaxherët e përdorin vërtet.
Struktura pagash dhe benefitesh që janë të drejta brenda dhe konkurruese në treg.
Gjejmë njerëzit e duhur, nga pozitat operative deri te menaxhmenti.
Muajt e parë të punonjësit të planifikuar — jo "ulu aty dhe shiko qysh bëhet".
Sa njerëz të duhen, ku, kur dhe me çfarë profili — para se të fillosh rekrutimin.
Trajnime të ndërtuara për kompaninë tënde, jo prezantime të gatshme.
Politika dhe rregullore që janë në përputhje me ligjin dhe që njerëzit i kuptojnë.
Si dukesh si punëdhënës nga jashtë — dhe a përputhet me brenda.
Pesë faza, nga diagnoza te sistemi që punon pa ne.
Pamje e qartë e kompanisë brenda pak javësh: çka funksionon, çka jo dhe ku me fillu.
Bazuar në diagnozë, vendosim bashkë cilat shërbime të duhen, në çfarë radhe dhe çka përfshin secili.
I vëmë në punë shërbimet e dakorduara — politikat, proceset, sistemet — bashkë me ekipin tënd, jo veç në letër.
Drejtorët dhe menaxherët i marrin në dorë shërbimet e implementuara: e dinë çka ndryshon, pse dhe çka pritet prej tyre.
Ndjekim çka kemi implementuar, e rregullojmë aty ku çalon dhe sigurohemi që funksionon edhe pasi ne largohemi.